Sue Lyon, aktorja që ka interpretuar Lolitën në filmin e Stanley Kubrick të vitit 1962, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Lyon u shua në shtëpinë e saj në Los Angeles, ditën e enjte, pasi kishte kohë që vuante nga një sëmundje.

Vladimir Nabokov, autori i librit “Lolita”, e pati përshkruar aktoren si perfekte për rolin e vajzës 12-vjeçare.

Përzgjedhja e saj shkaktoi shumë polemika, pasi ishte vetëm 14 vjeç kur xhiroi filmin.
Ajo mundi konkurrencën e 800 vajzave të tjera për të marrë rolin në filmin që tregon historinë e një profesori që fiksohet me nxënësen e tij në shkollë

.
Lyon ka interpretuar në më shumë se 20 filma të tjerë gjatë karrierës së saj, që nga vitit 1959 deri në vitin 1980 me filmin horror “Aligator”.

Artikulli paraprakATMOSFERA E FESTAVE TË FUNDVITIT NË NEW YORK…
Artikulli tjetërGRABITJA E RINASIT,NDRYSHON MASA E SIGURISË PËR NJË NGA TË ARRESTUARIT, S’KA PROVA