Një nga figurat më të vjetra dhe të njohura të BBC, Terry Wogan Sir, ka ndërruar jetë ditën e diele, në moshën 77-vjeçare, pas një lufte të shkurtër me sëmundjen e kancerit.

Lajmi është konfirmuar nga familja e gazetarit të njohur. “Sir Terry Wogan vdiq sot pas një beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin . “Ai vdiq i rrethuar nga familja e tij. Ndërsa e kuptojmë se shumë do të ndjejnë mungesën e tij, familja kërkon që të respektohet privatësia e tij në këto kohë të vështira”. Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall, e cilësoi Terry-n si ‘një thesar kombëtar’. Terry Wogan vdiq duke lënë pas gruan e tij, Helen dhe tre fëmijë. Çifti kishte gjithashtu edhe një vajzë tjetër që u nda nga jeta që në foshnjëri. Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e një personi që për 50 vjet ka kontribuar në median britanike. “Britania ka humbur një talent shumë të madh”, u shpreh ai. Të shumtë kanë qenë ata që kanë punuar me të dhe kanë vlerësuar punën e legjendës së BBC dhe kanë shprehur dhimbjen në rrjete sociale.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI I BRITANISË DHE TUSK, NUK ARRIJNË MARRËVESHJE PER BE
Artikulli tjetërSITUATA NË SIRI, PËRFAQËSUESIT MBLIDHEN NË GJENEVE