Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Fetullah Gulen.

Gulen, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur.

Herkul, një faqe interneti e lidhur ngushtë me organizatën FETO, publikoi ​​një deklaratë në platformën , X (ish Twitter), duke konfirmuar vdekjen. Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fethullah Gulen ka ndërruar jetë”.

Kreu i një vëllazërie fetare me miliona ndjekës, Gulen ishte fillimisht aleati i Erdoganit, por në vitin 2012 të dy patën konflikte dhe presidenti turk e akuzoi atë se kishte planifikuar grushtin e shtetit të 2016-ës.

Kreu i lëvizjes FETO, Fethullah Gulen, dikur ka qenë edhe aleati i presidentit Erdogan, derisa lëvizja e tij mori rrjedhë tjetër dhe u shpall organizatë terroriste nga Ankaraja.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË-SHKODËR, PËRPLASEN 3 MAKINA! PLAGOSEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT