Ndërron jetë polici qe bëri aksident sapo nisi pushimet

Aksidenti i ditës së diel në Gjirokastër ka rezultuar fatal për një prej punonjësve të Policisë së Shtetit, i cili sot është ndarë nga jeta pas disa ditësh i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për Ervin Mëhillin, 35-vjeçarin nga qyteti jugor i Gjirokastrës, i cili nuk mundi dot tu shpëtonte plagëve të rënda të marra në kokë si pasojë e aksidentit qe ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Valare. Ervini, i cili ishte aktualisht në vitin e dytë në akademinë e policisë në degën e Sigurisë për hetim të krimit, prej pak ditësh kishte marrë lejen vjetore, të cilin ishte nisur ta kalonte me familjen në qytetin e vendlindjes

Artikulli paraprakSHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË NJË APARTAMENT
Artikulli tjetërREAGON NDERTUESI I RESORTIT TË VELIPOJËS, SAIT FISHTA: JA CILA ËSHTË E VËRTETA E SHPËRTHIMIT