Ka ndërruar jetë në spital pas disa ditësh, Andi Maloku, shoferi i prokurorot Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Mbikalimin e Shkozetit.
Andi Maloku, 30 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai kishte marrë dy plumba në pjesën e kurrizit, ku një nga këto plumba i kishin prekur shtyllën kurrizore.
Të plagosur në këtë atentat mbetën edhe prokurori Arjan Ndoja si edhe shtetasi Pëllumb Muharremi.
I ndaluar për këtë ngjarje është shtetasi Redjan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja.