AJO ISHTE NJË NGA IMAZHET MË TË NJOHURA NË KINAMATOGRAFINË ITALIANE.Ka ndërruar jetë për shkak të një tumori në moshën 78 vjeçare “zonja e kinemasë italiane” Virna Lisi. Aktorja e njohur italiane u shua në shtëpinë e saj në Romë.

Ajo ishte një nga imazhet më të njohura dhe të vlerësuara në kinamatografinë italiane,e cila kulmin e saj e ka patur në vitet 60-të.Hapat e para në kinemanë italiane Lisi i ka hedhur në moshën 14 vjeçare, periudhë e cila përkon me vitet ’50, në prodhime kinematografike të zhanrit romantik. Në mesin e viteve ’50 Virna fiton role të një niveli më të lartë, në filma si  “Lo scapolo” të Antonio Pietrangeli së bashku me Alberto Sordin.Popullaritetin më të madh Virna e ka fituar falë një seriali në Rai, i titulluar “Ottocento”, së bashku me Sergio Fantoni dhe Lea Padovani. Më 25 prill të vitit 1960 lidhet në martesë me presidentin e asaj kohe të skuadrës së Romës, Franco Pesci, I cili do të ishte dashuria më e madhe e jetës së saj prej të cilit pati dhe një djalë Corrado, i lindur në vitin  1962.

Edhe gjatë viteve të fundit Lisi ka qenë pjesë e shumë serialeve televizive disa prej të cilëve janë transmertuar edhe në vendin tonë si “Il Bello Delle Donne”, “Katerina e le sue figle” etj. Por prodhimi kinematografik i cili i dha famë në Shqipëri është “Quando busserai alla mia porta”. 

Artikulli paraprakSHKODRA NË DELIR PËR FITOREN E VLLAZNISË
Artikulli tjetërFESTAT, RRITEN KONTROLLET NË KUFI