POLICIA, ZBATIM TË RREPTË UDHËZIMIT TË QEVERISË
Vazhdon aksioni I policise se shtetit ndaj ndertimeve pa leje. Nje dite pasi zv/drejtori I Pergjithshem I Policise se Shtetit,
Altin Qato deklaroi se jane nisur 64 procedime penale, dhe jane arrestuar ne falgrance 6 shtetas te kapur për ndërtime pa leje, Policia e Qarkut Shkoder njofton per dy rastet me te fundit ne qarkun tone.Me datën 27 gusht 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.N, 41 vjec, banues në qytetin Koplik, Malësi e Madhe, sepse ky shtetas po ndërtonte një objekt në Koplik, pa lejen e organeve përkatëse.
Po ashtu, ne te njejten date filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z.R. 72 vjec, banues në Zogaj, Shkodër, sepse ky shtetas po ndërtonte një objekt në Zogaj, pa lejen e organeve përkatëse.