PROCEDIMET, SIPAS NENIT 199 TË KODIT PENAL, NEXHI: DO TË NDËRHYJMË
Pak dite pas fjales se kryeministrit Edi Rama per trajtimin e ndertimeve pa leje si cdo krim tjeter I rende, si dhe per kalimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ne varesi te Ministrise se Brendshme,
Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder njofton per dy procedime te reja penale per kete qellim.Vetem nje dite me pare ishte vete drejtori I policise se shkodres Shaban Nexhi I cili deklaroi se do te ndjeken me prioritet te gjitha shkeljet qe jane kryer me ndertimet pa leje……SINK SHABAN NEXHI – DREJTOR DPQ SHKODËR
Keshtu, me date 26 gusht 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit B.P., 48 vjec, banues në qytetin Shkodër, sepse ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente një shtesë në banesën e tij në Lagjen “Partizani”. Per te njejten akuze te parashikuar nga kodi 199/a I Kodit Penal, policia ka nisur procedimin edhe ndaj shtetasit Gj. L, 53 vjec, banues në fshatin Omaraj, Komuna Gruemirë e rrethit Malësi e Madhe. Sipas Policise, ky shtetas po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente një objekt në Fshatin Omaraj. Per te dyja keto raste, materialet I jane kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër.