Një nga kërcënimet që kanë zonat e mbrojtura në qarkun Shkodër janë ndërtimet pa leje. Kundër këtij fenomeni, prej disa javësh Inspektoriati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit ka marrë disa aksione për shembjen e këtyre ndërtimeve, por Agim Dardha, drejtor I administratës së zonave të mbrojtura thotë se banorët të cilat kanë ndërtuar apo kanë trashëguar ndër vite struktura për akomodimin e turistëve duhet të pajisen me çertifikatën e pronësisë nga institucionet përgjegjëse.
Drejtori Dardha tregon se për shkak edhe interesit të madh të vizitorëve, tashmë Parku Kombëtar I Thethit është zona ku ka më së shumti ndërtime pa leje.
Prej disa javësh IKMT ka marrë një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe jo vetëm. Ndërkohë që kryesisht në zonën e Thethit banorët kanë kundërshtuar këtë aksion.