Pas rreth tre vitesh hetime, Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros preventive për objektin që po ndërtohej brenda bazes ushtarake të Shëngjinit dhe disa pronave të tjera aty.Kërkesa për pushimin e procedimit penal të regjistruar për vepren penale të “Shpërdorimit të Detyres” është dërguar në Gjykatën e Lezhës dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Përdeda.Procedimi penal në lidhje me çështjen në fjalë nisi nga SPAK për veprën penale “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloj për hetim Prokurorisë së Lezhës.
Organi i akuzës ka kryer një sërë veprimesh, ku u sekuestruan e analizuar të gjithë praktikat e ndjekura nga institucionet për privatizimin e pronës dhe dhënien e lejes së ndërtimit, brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit, por pas verifikimeve është dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.
Tashmë do të jetë gjykata qe do pranojë kërkesen e prokurorisë për pushim të këtij procedimi, apo do e kthej sërish për plotësim hetimesh.Objekti kater katësh brenda bazës detare ushtarake të Shëngjinit nisi të ndërtohet 4 vite me parë. Rasti u denoncua nga Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare Artur Mecollari e më pas u vunë në lëvizje Ministria e Mbrojtës dhe organet e drejtësisë, ku u konstatua se dhe prona të tjera në atë zonë ishin me certifikatë të rregullt pronësie.
Objekti është ngritur katër kate, por pasi çështja u bë publike dhe ndërhynë dhe Ministria e Mbrojtës puna ka stopuar. Baza detare ushtarake e Shëngjinit mbahet nën monitorim të vazhdueshëm përgjatë 24 orëve nga forcat e ushtrisë.