Kryeministri Edi Rama nga Berati tha se do të jenë shumë të vëmendshëm dhe do të veprojnë me vetëdije të plotë kombëtarëe në lidhje me ndërtimin e HEC-eve.
Rama: Jemi edhe më të vendosur dhe më të vëmendshëm se ne nuk do ti vëmë asnjë minë Shqipërisë në asnjë sektor.
Me HEC-et e trashëguara ka gjithmonë probleme, siç ndodhi me Valbonën ku ne e minimizuam atë që pritej të ndodhtë, për shkak të një serie lejesh.
Ne nuk do lejojmë asnjë vepër industriale aty ku cënohet e ardhmja e industrisë kryesore të këtij vendi, që është turizmi. Do të jemi të vëmendshëm dhe do të veprojmë me vetëdije të plotë kombëtare.
Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e cila këtë të premte u ndal në qytetin e Beratit.