Elina Duni dhe Eda Zari në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbon.ë Dy këngëtaret shqiptare Elina duni dhe Eda Zari do ti bashkohen banorëve të Valbonës në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Eda Zari shprehet se së bashku me Elina Dunin do të këndojë kundër vendimeve të padrejta dhe ju bëjnë thirrje të gjithë artistëve në Shqipëri dhe jashtë saj t’i bashkohen kësaj iniciative të pavarur civile. Kam vite që këndoj nëpër Evropë këngët e bjeshkëve, këngët e kodrinave, maleve, detit. Në folkun shqiptar natyra është personazhi kryesor. Në ç’do këngë ndihet fryma e saj. Shpesh mbyll sytë dhe nga skena ku jam, paramendoj ato fusha, male, dallgë e re që kanë qënë ndoshta të parët dëgjues të këngës që unë po këndoj. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku patriotizmi është simbol i respektit së natyrës se mrekullueshme që kemi, ku ka një turizëm të ndërgjegjshëm, ku dashuria për vendin na bën më të mirë. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku liria nuk përfaqëson mosrespektin e pronës publike. Dua që të duam atë që na bashkon dhe sot të bashkohemi për të vetmen tokë qe kemi. E. Duni