Shqipëria ka firmosur sot (26 shkurt) marrëveshjen e huasë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Projekti, vlera totale e të cilit do të jetë 356 milionë euro do të bashkëfinancohet nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua. Me marrëveshjen e firmosur sot me BERZH, qeveria shqiptare ka siguruar shumën prej 100 milionë eurove hua. Të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore dhe është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA E PËRKUSHTUAR PËR STABILITETIN NË RAJON”, RAMA LETËR SEKRETARIT TË DASH
Artikulli tjetërHUNGARIA MIRATON ANËTARËSIMIN E SUEDISË NË NATO! HASANI: SHQIPËRIA E MIRËPRET