“Banorët e Valbonës dhe Thethit duhet ta njohin protestën si institucion në mënyrë që të ndalohet shfrytëzimi i lumenjve për arsye enegjetike”.
Sipas kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Shkodër Albert Tuka, bashkimi sindikal mbështet banorët për të bllokuar ndërtimet në zona të mbrojtura. Mundësia e ndërtimit të minihidrocentraleve përgjatë lumit Shalë, sipas Tukës është një vendim jo i studiuar. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në zonën e Alpeve Shqiptare është kudërshtuar nga banorët e Valbonës. Megjithatë, një vendim i tillë pritet të merret edhe për Thethin, ku është planifikuar ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.