Në repartin zjarrëfikës të bashkisë Malësi e Madhe po investohet për ndërtimin e një hidranti I cili do t’I shërbejë këtij reparti për furnizimin e mjeteve zjarrëfikëse. Besnik Hasaj, drejtor I këtij reparti tregon se hidranti është 132 m I thellë dhe se ky investim ishte I domosdoshëm për repartin, ndërkohë që do t’I shërbejë edhe banorëve të zoëns në rast nevoje.

Ndërkohë, në kuadër të planit të masave për përballimin e zjarreve gjatë verës, drejtori Hasaj tregon se në dispozicion janë 5 mjeteve dhe 23 efektivë operacionalë.

Ky repart I mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi ndërhyn gjatë verës në rreth 200 raste zjarri, kryesisht në zona fushore dhe malore, duke bërë që të jetë një nga repartet me fluksin më të madh të punës në qarkun Shkodër.

Artikulli paraprakNARAÇI: FRUTHI, NË SHKODËR ASNJË RAST
Artikulli tjetërLEZHË, MONITORIM PËR VROJTUESIT