Lezha do të ketë një tjeter hyrje dhe dalje nga qyteti.Punimet e ndërtimit të Ures së vjeter mbi Lumin Drin po shkojnë drejt fundit dhe pritet të hapet për automjetet dhe këmbësoret brenda pak ditesh.Ky investim i realizuar me financim të Qeverisë Shqiptare, përmes fondit të rindërtimit, do të ndihmojë në lehtesimin e trafikut kryesisht gjatë stinës së veres, kur dhe rritet ndjeshem numri i automjeteve.
Krahas autoveturave, në këtë ure të sapondërtuar e cila lidhet me aksin rrugor Lezhë-Shkoder do të kalojnë edhe mjetet e tonazheve të rënda, duke shmangur në këtë mënyre qendren e qytetit dhe trafikun që krijohej.