Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.
“A. N., banues në Sarandë, ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 07.12.2018, ku në vendin e quajtur “Tre Ishujt” Ksamil, gjatë ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës Administrative Gjirokastër, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse,”-raporton policia.
Më pas 46-vjeçari në vijim të veprimeve të kundraligjshme ka prishur objektin “kioskë” duke i vënë zjarrin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.