Theth

Ndërtoi pa leje, 3 objekte, me qëllim përfitimin nga turizmi, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Theth, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se në një sipërfaqe toke publike ishin ndërtuar 3 objekte, pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakFUNDJAVA ME BORË, “KUJDES NË THETH DHE VERMOSH”
Artikulli tjetërKF VLLAZNIA BËN BLERJEN E RE, MBROJTËSI ANDREY YAGO