Ndeshja Itali-Shqipëri, arbëreshët mbështesin kombëtaren kuq e zi

Në ndeshjet që kombëtarja shqiptare do luajë në Palermo përballë italianëve në kuadër të eleminatoreve të botërorit, veç emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, kuq e zinjtë do kenë edhe mbështetjen e arbëreshëve. Këta të fundit në Siçili janë një komunitet i rëndësishëm, që mesa duket nuk i kanë harruar rrënjët e të parëve. Rai Sport ndërkohë ka realizuar një reportazh lidhur me këtë temë, teksa vizituan një qytezë Arberëreshe. Shumë banorë të zonës kishin dilemë, ndërkohë për disa të tjerë zgjidhja ishte një dhe e vetmja, kuq e zinjtë e De Biazit. “Unë e kam të ndarë zemrën mes Shqipërisë dhe Italisë”,-pohon një vajzë e vogël. Ndërsa disa të moshuar shprehen se “Andej kemi origjinën. Jemi shqiptarë dhe do të mbështesim Shqipërinë” “Unë do t’u bashkohem tifozëve të Shqipërisë, quhen Tifozët Kuq e zi”,-thotë një i ri, që veshur mban bluzën me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.

Artikulli paraprakAPELI UL DËNIMET PËR ‘SHQIPONJAT E ZEZA’, 12 VITE BURG PËR DREJTUESIN
Artikulli tjetërDE BIASI: PO FITUAM ME ITALINË DO JEM MË I LUMTURI NË BOTË