Skuadrën e Vllaznisë e prêt një tjetër sfidë për mbijetesë dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë menduar që kuqeblutë të mblidhen dy ditë para takimit. Për trainerin Gjoka kjo është shumë positive për skuadrën dhe se duhet të bëhet në vazhdimsi.

Duke folur rreth takimit të së hënës me Teutën Gjoka shprehet se skuadra do të ketë dy mungesa si Bardulla dhe Pjeshka . Si një nga më të kritikuarit tek skuadra kuqeblu është edhe sulmuesi Xhevahis Sukaj ku shkodranët dhe tifozët e Vllaznisë prisnin shumë prej tij por traineri Gjoka shprehet.

Për numrin një të pankinës kuqeblu si ngë nga problemet që e shqetëson më së tepërim është që nuk po arrijnë dot të kënaqin me rezultate tifozët e skuadrës kuqeblu.

Vllaznia do të luaj këtë të hënë në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj teutës në orën 18:00 ku shpresohet që tifozët të jenë të shumtë në mbështetje te skuadrës kuqeblu pasi siç të gjithë e dimë ata janë faktori kryesore që Vllaznia të fitojë.

Artikulli paraprakTË RINJË PËRBALLË DROGËS DHE ALKOOLIT
Artikulli tjetërVARFËRIA “GJUNJËZON” FAMILJEN NË GUR TË ZI