Dy tifozë rusë janë shtruar në spital me lëndime të rënda në trup, pasi u goditën me thika gjatë ndeshjes miqësore të futbollit mes “Yllit të Kuq” të Beogradit dhe Lokomotivës së Moskës.

Media serbe raportojnë se tifozët rusë u sulmuan nga përkrahësit e Partizanit të Beogradit dhe rivalë të “Yllit të Kuq”. Gjatë ndeshjes, skuadra vendase fitoi 2 me 1, dhe kishte si synim nxitjen e miqësisë tradicionale. Agjencia ruse e lajmeve “Tass”, shkruan se njëri prej tifozëve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një i tretë u plagos lehtë. Tifozët po marshonin me flamujt e tyre në rrugë pas ndeshjes, kur shpërtheu dhuna. Ndërkohë polica ka arrestuar dy persona si të dyshuar të ngjarjes.

Artikulli paraprakMERKEL FITON ZGJEDHJET “PROVË”
Artikulli tjetërORTEKU I BORËS I MERR JETËN 6 NXËNËSVE