BLATTER: FUTBOLLI NUK KA LIDHJE ME POLITIKËN.Harry Been, delegat i UEFA-s në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian të futbollit, ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë,  ka thënë se situata e djshme  është për keqardhje.

“Ne kemi një situatë për keqardhje, për të cilën ne do të raportojmë, zyrtarët e UEFA-s që ishim këtu, unë dhe këshilltari i sigurisë.  Rrethanat ishin të tilla sa që ne nuk kemi mundur ta vazhdojmë ndeshjen. Të gjithë e keni parë se çka ka ndodhur dhe unë nuk mund të komentoj për atë se kush duhet të fajësohet për atë që ka ndodhur. Unë do të raportoj së bashku me kolegët e mij në UEFA dhe ajo do të vendosë se çka do të ndodhë më tej”, tha Harry Been, në një konferencë për gazetarë në Beograd.

Takimi ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në minutën e 42-të. Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit i kualifikues të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet në vitin 2016 në Francë.  Gjyqtar i takimit ishte anglezi, Martin Atkinson.

Presidenti i FIFA-s Sep Blater, përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter” ka dënuar incidentin e mbrëmshëm në stadiumin “Partizan” të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, kur ndeshja u ndërpre nga gjyqtari anglez Atkinson për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares.Numri një i FIFA-s ka dënuar sjelljen e huliganëve sllavë dhe ka bërë apel që futbolli të mos përdoret për mesazhe politike.

“Dënoj ashpër dhe me forcë atë që ndodhi mbrëmë në Beograd, – ka shkruar Blater. – Futbolli nuk duhet përdorur asnjëherë për mesazhe politike”.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/hp93FqYspLA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSKANDALI NË SERBI, REAGON POLITIKA
Artikulli tjetërMEDIAT, PASQYROJNË SKANDALIN NË SERBI