Ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida mes këtyre dy ekipeve do të jetë të dielën në ora 17:00 në Shkodër teksaF SHF ka vendosur që të hapë dyert për ndeshjet e kuqebluve.

Merr fund dilema se ku dhe kur do të luhet ndeshja Vllaznia-Partizani, më e rëndësishmja e javës së 11-të të Superligës Shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ajo të luhet ditën e diel, në orën 17.00. Ndërkohë, është mësuar edhe fakti tjetër, se ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Në këtë impiant sportiv kuqeblutë do të rikthehen pas plot dy muajsh. Bilanci i përballjeve që ata kanë zhvilluar në të është pozitiv, me barazimin ndaj Kukësit dhe fitoren ndaj Flamurtarit. Këtë herë është e treta ndeshje, që të besuarit e Armando Cungut do të zbresin në tapetin e këtij stadiumi. Skuadra ka ditë që përgatitet për këtë sfidë dhe në fakt gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet, sepse janë disa lojtarë ende në fazën e rikuperimit dhe duhet parë se cili prej tyre do të mundet të luajë. Siç dihet, edhe mesfushori Bardulla do të mungojë, për arsye kartonësh, megjithatë ky nuk duhet të jetë justifikim. Vllaznia e ka për detyrë të kërkojë fitoren edhe në këtë përballje, pavarësisht se përballë do të ketë një nga ekipet më të mira të kampionatit. Megjithatë, përderisa me Partizanin edhe ndeshja e fazës së parë, luajtur në Elbasan, u mbyll në barazim, atëherë pse të mos tentohet më shumë këtë herë.

Artikulli paraprakUDHEHOQI KFOR-IN NE ÇLIRIMIN E KOSOVES,THAÇI NDERON REINHARDT
Artikulli tjetërARRESTOHET SHQIPTARI ME 1.4 KG HEROINE,DROGA E FSHEHUR NE KABINEN E MJETIT