Me dy gola të anuluar në dëm të Vllaznisë, një penallti të humbur nga Bakaj dhe një karton të kuq për Teutën, këto dy ekipe kanë dalë me një barazim 0-0 në ndeshjen që u luajt Shkodër.

Kuqebluve iu anulua një gol në fillim të ndeshjes dhe në fund të saj duke irrituar pa masë kampin shkodran.Pasi akordoi gol arbitrat e anulluan edhe njëherë pas protestave të futbollistëve të Teutës. Në një ndeshje me shumë episode Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Teutës. Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 81’ por pasi u akordua goli arbitrat kthyen mbrapsht këtë vendim të tyrin duke e anulluar për një prekje me dorë të topit nga Hajdari. Ndeshja nis më mirë për Vllazninë por një penallti e marrë në fillim të lojës nuk kthehet në gol nga Bakaj i cili godet shtyllën pingule, topi përfundon tek Shtubina që e çon në rrjetë por për anësorin është në pozicion jashtë loje. Kalaja për Vllazninë dhe Ribaj për Teutën kanë mundësi por nuk shfrytëzojnë siç duhet. Pjesa e parë parë mbyllet 0-0. 45 minutat e dyta nisin me një karton të kuq për miqtë teksa Progni merr kartonin e dytë të verdhë për stimuli. Pjesa e dytë nuk kanë shumë raste të pastra goli ndërsa Vllaznia mbyll Teutën në gjysmënfushën e saj. Është minuta e 81’ kur gjakrat nxehen për shkak të arbitrit të ndeshjes. Vllaznia kalon në avantazh dhe arbitrat akordinë fillimisht për gol të rregullt. Lojtarët e Teutës sullen tek gjyqtari kryesor dhe anësor duke kërkuar anullimin e këtij goli për një prekje me dorë të Hajdarit brenda zonës durrsake. Ndeshja ndërpritet për disa minuta dhe çuditërisht goli i akorduar nga të dy gjyqtarët anullohet sërish duke treguar mungesë profesionalizmi. Arbitri i katërt për shkak të vonesave jep 7 minuta shtesë. Në minutën e dytë të shtesës Hebaj është i pafat sepse gjuajtja e tij me kokë ndalet nga shtylla pingule. Vllaznia ushtron presion por nuk arrin të shënojë duke bërë që ndeshja të mbyllet në barazim 0-0.

Artikulli paraprakALARMI NGA RREZIKU RUS; “NË SHQIPËRI TENTOHET SKENARI MAQEDONAS APO MALAZEZ”
Artikulli tjetërSULMOI PËR VDEKJE EMIGRANTIN , ARRESTOHET 25-VJEÇARI