Një mbrëmje pa shumë supriza ishte ajo e Europa League, në sfidat e kthimit të fazës së 1/16.

Skuadrat e mëdha kanë shkuar më tej në 1/8, me përjashtim të Schalke apo Napoli, fitues të dikurshëm të këtij aktiviteti. Ekipi gjerman u eliminua, pasi u mund 3 – 0 nga Shakhtar në takimin e luajtur në Gelshenkirshen. Takimi parë ishte mbyllur pa gola. Lazio, Bayer Leverkusen, Liverpool e Manchester United do të vijojnë garën drejt trofeut. Manchester bëri kthesën pas disfatës 2 – 1 me Midtjylland, triumfoi me rezultatin 5 – 1 në “Old Trafford”. Lazio mbetet i vetmi ekip italian në Europa League. Para takimit me Galatasaray, në rrugët e Roma pati trazira të shkaktuara nga tifozët turq. Shorti i fazës së 1/8 do të hidhet mesditën e së premtes.

Artikulli paraprakJON BON JOVI SË SHPEJTI NË TIRANË PËR NJË KONCERT NË DITËN E VERËS
Artikulli tjetërSOT PARLAMENTI I KOSOVËS ZGJEDH PRESIDENTIN