Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi masa administrative ndaj 25 zyrtarëve të portit të Durrësit pas një auditimi të kryer.

Gjonaj: Task-forca antikorrupsion në përfundim të kontrollit administrativ dhe ligjor propozoi 25 masa disiplinore për shkeljet e drejtuesve dhe punonjësve të administratës portuale të Durrësit.

Masë disiplinore për drejtorin e Autoritetit për shkeljet e konstatuara në raportin e Kontrollit si dhe shkelje të procedurave për prokurorim publik,

tre vërejtje me paralajmërim nga puna për shefin e sektorit të administrimit të territorit dhe ambjenteve pranë Autoritetit Portual Durrës, për ish-drejtorin e burimeve njerëzore dhe promocionin,

për ish-përgjegjësin e sektorit të burimeve njerëzore dhe zhvillimit të karrierës për shkeljet e konstatuara në raportin e kontrollit, persona që sot mbajnë pozicione të tjera në këtë institucion.

Përveç propozimeve për largime nga puna, task-forca antikorrupsion ka rekomanduar gjithashtu dhe 21 vërejtje me shkrim për specialistë në sektorë të ndryshëm të Autoritetetit Portual Durrës.

Artikulli paraprakVRASJA E HERMES BEQIRIT,RREFIMI I AUTOREVE
Artikulli tjetërDONIKA PRELA DHE ELIZABETA IMERAJ APLIKOJNË PËR SPAK