Ndëshkimi i parë nga vetingu.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Vendimi u dha pak minuta më parë: “Bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z.Fatos Lulo dhe shpall vendimin:
Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Bungo kryesuese, Etleva Ciftja, relatore, Brunilda Bekteshi, anëtare vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Fatos Lulo. ”
Lulo nuk e justifikonte pasurinë e deklaruar.
Avokati Ardian Visha deklaron: Do apelojmë vendimin.
Cdo te ndodhe?
Deri ne vendimin e Kolegjit te Apelit Fatos Lulo do te jete i pezulluar. Nese Kolegji i Apelit do te vendose dhe ai shkarkimin atehere ai do te jete i shkarkuar perfundimisht.
Dhurata 480 mije $
Përsa i përket pasurisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se gjyqtari nuk justifikon pasurinë e tij dhe ka bërë deklarim të rremë.
Etleva Çiftja: Zoti Lulo nuk justifikon pronësinë e apartamentit në rrugën e Durrësit të cilën e ka depozituar me kontratë dhurimi, zyrën në rrugën Ismail Qemali, 100 mijë dollarë të cilat i ka deklaruar si të dhuruara, si dhe 480 mijë dollarë blerje apartamenti dhe nisje biznesi në Kanada”.
Për avokatin, Ardian Visha, nuk bëhet fjalë për fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë por vetëm për pamundësi marrje të dhënash nga Drejtoria e Tatimeve, pasi kjo Drejtori nuk i disponon.
Sipas zyrës, edhe 100 mijë dollarët gjyqtarit ia ka dhuruar e motra e tij, ndërsa apartamentin dhe biznesin në Kanada me shumën prej 480 mijë dollarë, gjyqtari e kishte në plan por nuk e realizoi.