Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Shënpjetër në Fier, ku si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik i furnizimit me energji i këtij fshati.

Menjëherë sapo është njoftuar OSHEE ka bërë të mundur stakimin e energjisë elektrike për shkak se përcjellësit elektrik ishin shkrirë nga zjarri, gjë që mund të sillte edhe pasoja më të rënda për shkak të kontaktit të rrymës me tokën.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:15 minuta dhe dyshohet se kanë qenë disa banorë të zonës të cilët fillimisht i kanë vënë zjarrin për të pastruar një arë dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës po punojnë për shuarjen e plotë të këtij zjarri.

Artikulli paraprakDELFINI I NGORDHUR DEL NË BREGUN E PLAZHIT NË HAMALLAJ
Artikulli tjetërVIDHTE PASAGJERET NË LINJËN DURRËS-PLAZH, KAPET 42-VJEÇARI