Një 26-vjeçar nga Saranda u arrestua nga Policia ndërsa në hetim në gjendje të lirë është vënë edhe kryeplaku i një fshati, pasi i riu kishte mbjellë kanabis, ndërkohë që persona të tjerë të paidentifikuar, kur kanë ndjerë praninë e policisë, kanë hedhur në një zonë të pyllëzuar armatime dhe lëndë narkotike.
M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë tek Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku policia sekuestroi disa doza Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa. Policia thotë se “vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar”.
Gjithashtu po në kuadër të kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar në territorit e fshatit Vasjar, nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë Gjirokastër për kryeplakun e fshatit Vasjar me inicialet B.Ll, për “Shpërdorim detyre”