Kryqi i Kuq në Shkodër në kuadër të ditës botërore të ndihmës së parë ofroi një trajnim me vullnetarët e rinj për disa fëmijë të organizatës “Shpresë për Botën” duke iu mësuar atyre se si të japin ndihmën e parë në rastet e aksidenteve. Shpëtim Boriçi, drejtor i Kryqit të Kuq në Shkodër thotë se ndihma e parë është thelbësore për shpëtimin e jetës së njeriut sepse aksidentet nuk janë vetëm ato rrugore….
Është e nevojshme që qytetarët të marrin informacion përherë për ndihmën e parë thotë Boriçi sepse ka praktika të reja që dalin çdo ditë thotë Boriçi…
Aksidentet më të shpeshta ndodhin në shkolla, aty ku Kryqi Kuq ka një fokus për trajnimin e fëmijëve dhe të rinjve…
Mësimet për ndihmën e parë në shkolla janë tema të shkurtra dhe është e nevojshme që të zgjerohen…
Ndërkohë një vëmendje më e madhe kërkohet edhe për rifreskimin e kutisë së ndihmës së parë në shkolla….
Të rinjtë vullnetarë të Kryqit të Kuq pasi demonstruan dhënien e ndihmës së parë ftuan fëmijët e trajnuar që të bëhen pjesë e demonstrimit në mënyrë që nëse ju nevojitet të dijnë ta zbatojnë.