9600 është numri i aplikimeve te deritanishme ne skemën e re te ndihmës ekonomike për qarkun e Shkodrës.
Drejtoresha e Shërbimit Social Valbona Tula thotë se procesi është drejt fundit, thuajse ne te gjitha njësite. Ndërkohe edhe ketë muaj drejtoresha Tula bën te ditur se do te vijohet me skemën e vjetër. Procesi në njësite administrative ne zonat e thella malore është shoqëruar me probleme.
Procesi i aplikimit ne skemën e re te ndihmës ekonomike paraqitet i përfunduar ne pjesën me te madhe te njësive, ndërkohe implementimi i plote i saj pritet te nis ne muajin shkurt.