Skema e re e ndihmës ekonomike nuk po jep efektet që ishin premtuar që në fillim. Afati 10 ditor i aplikimit është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë aplikantët për shkaqe të ndryshme, të cilat nganjëherë duken qesharake.

Ne u interesuam se çfarë ndodh në zyrat e aplikimit të ndihmës ekonomike, ndërsa në Bërdicë, edhe pse ora ishte 10:00 e paradites, askush nuk është paraqitur për të filluar punën me aplikimet.

Dera është e kyçur dhe mbi të gjitha, problemi vihet re edhe tek pritja e qytetarëve, të cilët nuk dinë asgjë nëse do të paraqitet administratori shoqëror apo jo në punë.

I vetmi njoftim mbi derë janë datat e aplikimit, nga 1 deri në 10, por edhe pse është data 9 maj, një ditë larg përfundimit të afatit, orari nuk respektohet.

Qytetarët refuzojnë të flasin para kamerave, përderisa janë të detyruar të presin.
Një situatë e ngjashme është edhe në zona të tjera, megjithatë përgjatë ditëve të aplikimit

problemet janë theksuar sidomos për shkak të mungesës së internetit dhe rënies së sistemit, gjë që në fund të fundit nuk është aspak borxh të paguahet nga aplikantët e ndihmës ekonomike.

Kjo e fundit, që prej janarit të këtij viti nuk po arrin të neutralizohet dhe të vihet për vije.

 

Artikulli paraprakZËNIA E TROTUAREVE PROBLEMATIKË PËR TË VERBËRIT
Artikulli tjetërKOMISIONIMI I INVALIDËVE, HIQET FLETDREJTIMI