Presin në radhë që prej orës 4 të mëngjesit. Kërkojnë që edhe këtë muaj të jenë pjesë e ndihmës ekonomike.

Jemi në Qendrën Komunitare për Familjen numër tre, e cila përshin rajonet tre, katër dhe pesë për aplikimet me ndihmë ekonomike të Shkodrës. Është muaji i gjashtë i skemës së re dhe të njëjtat probleme vijpjnë të jenë shqetësuese.

Është data 8 qershore dhe praktikisht dita e fundit e aplikimeve pasi dy ditë e tjera kombinojnë me fundjavën, gjë që administrata publike e ka pushim. Qytetarët përballen me radhën, ikjen e sistemit dhe vonesat e shumta.

Sipas administratorëve të kësaj qendre, vonesat janë fillimisht prej sistemit, i cili vijojn të jetë problematikë. Ndërsa një tjetër arsye është edhe ardhja me vonesë e përgjigjeve nga Ministria e Çështjeve Sociale për një pjesë të aplikimeve.

Problemet me skemën e re janë një makth i vërtetë për familjet në nevojë që pretendojnë të përfitojnë ndihmën ekonomike, një varg tashmë më shumë se gjashtë mujor orvatjesh nëpër zyra aplikimesh.

 

Artikulli paraprakFRPD LEZHË: PROVIMI I LETËRSISË, NË KUSHTE SKANDALOZE
Artikulli tjetërMATURANTËT MBYLLIN PROVIMIN E DYTË, 37 MIJË NXËNËS TESTOJNË VETEN TE GJUHA SHQIPE DHE LETËRSIA