Banorët e njësisë Administrative Rrethina mesa duket janë shumë me vonesë në procesin e aplikimeve për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Deri tashmë janë regjistruar vetëm gjysma e familjeve që marrin aktualisht këtë pagesë, ndërsa përgjegjësit e zyrës ftojnë banorët për aplikime, pasi në të kundërt mund të penalizohen. Të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike por edhe ato që pretendojnë ta kenë një pagesë të tillë duhet të aplikojnë në një sistem të ri elektronik pas të cilit do të përcaktohen fituesit. Drejtoria e Shërbimit Social ka bërë disa herë thirrje për rritjen e rendimentit në aplikime, megjithëse gjatë procesit janë hasur mjaft probleme në disa njësi administrative.

Artikulli paraprakINDIANI DHURON 90 SHTËPI PËR TË VARFRIT PËR DASMËN E VAJZËS
Artikulli tjetërKLOSI: PO ZVOGËLOJMË FËMIJËT NË SITUATË RRUGE