Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimt Social Shtetëror Etleva Bisha deklaroi nga qyteti i Shkodrës se sistemi i ri i shpërndarjes së ndihmës ekonomike ka një sërë avantazhesh dhe do të shmangë vlerësimet subjektive.

Sipas saj, vlerësimi do të bëhet përmes sistemit të pikëzimit, i cili tregon konkretisht nivelin e varfërisë. Sipas prefektit Paulin Radovani, ndihma ekonomike duhet të përdoret poër të përballuar varfërinë dhe jo të abuzohet më këtë pagesë. Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës informuese për sitemin e ri të shpërndarjes së ndihmës ekonomike. Pjesëmarrës ishin drejtuesit e zyrave të shërbimit socilal pranë njësive administrative të Qarkut Shkodër.

Artikulli paraprak“KUFIJTË KULTURORË DHE MURET LINGUISTIKE” NË SHKODËR
Artikulli tjetërPAGAT E MËSUESVE, KONFEDERATA SINDIKALE AKUZON MINISTRINË