Pavarësisht se aplikimet për skemën e re të ndihmës ekonomike tashmë mund të quhen të përfunduara në qarkun e Shkodrës, zbatimi i skemës kërkon edhe pak kohë derisa aplikimet të kryhen në të gjitha qarqet.

Thirrjes së Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social, qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht, madje janë regjistruar 2000 aplikime të reja. Valbona Tula në kuadrin e drjetueses së shërbimeve sociale në rang qarku thotë se data e zbatimit të skemës së re është e afërt. Skema e re e ndihmës ekonomike parashikon që familjet më probleme të mëdha sociale do të përfitojnë shumën prej 8000 lekësh në muaj, ndërsa pagesa do të jetë e njëjtë si në qytet ashtu edhe në fshat.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka lajmëruar më parë se skema e re parashikon edhe favorizime për familjet në nevojë, jo vetëm shumën monetare që e përfitojnë.

Artikulli paraprakKËLLIÇI: SKENARI DO TË PËRCAKTOHET NGA QYTETARËT
Artikulli tjetër“PLUMÇ” NË QËNDRËN RINORE ARKA