Të gjithë aplikuesit që nuk do të përfitojnë nga skema e re e ndihmës ekonomike, kanë mundësi ankimimi në strukturat e qeverisjes vendore.
Procesi i ankimimit mund të bëhet pranë administratorëve shoqërorë në njësitë administrative, por verifikimi i deklarimit të bërë mund të shqyrtohet edhe pranë drejtorisë rajonale. Skema e re parashikon që sasia e përfitimeve të shpërndahet në mënyrë të barabartë si për familjet që jetojnë në qytet, ashtu edhe për ato në fshat. Skema e re e ndihmës ekonomike është në fazën e saj përfundimtare në qarkun e Shkodrës. Gjatë muajve të fundit janë shfaqur mjaft problematika në disa prej njësive administrative të zonave malore. Mungesa e interentit, energjisë apo mungesa e bazës materiale kanë kanë bërë që në mjaft zona të shfaqen vonesa në aplikime.