Rreth 400 është numri i aplikimeve të deritanishme për skemën e re të ndihmës ekonomike në territorin e bashkisë Shkodër.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, do të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ky proces të përfundojë brenda muajit nëntor, afat ky i vendosur paraprakisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimit Social. Sipas Mustafarajt, procesi ka patur mjaft vështirësi ditët e para. Thirrja për qytetarët është që të bëjnë deklarime të sakta, pasi sistemi i ri i ndihmës ekonomike parashikon penalizime.

Artikulli paraprakSEKTORI AGRO-INDUSTRIAL DHE BASHKËPUNIMI NË RAJON
Artikulli tjetërMARIANOU: SHKODRA ROL KYÇ NË RAJON