Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë zhvilloi një trajnim me avokatët e Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit lidhur me ligjin e ndihmës ligjore falas i miratuar prej pesë vitesh në Shqipëri. Ky ligj parashikon që të gjitha shtresat në nevojë të gjejnë ndihmë juridike falas pranë avokatëve dhe këta të fundit paguhen nga shteti për këtë punë që bëjnë.

Ajo që mbetet problem në pesë vitet e fundit është se interesi nga avokatët për t’u bërë pjesë e kësaj liste për ndihmën ligjore falas vijon që të jetë ende i ulët dhe shtresat në nevojë ende janë të pambrojtura në gjykata për problemet që kanë. Rezarta Abdiu, drejtore e trajnimit vazhdues në Dhomën e Avokatëve të Shqipërisë shpreson që përmes këtyre trajnimeve interesi i avokatëve të rritet.

Abdiu jep disa prej rasteve konkrete për të cilat avokatët duhet që të bëjnë kujdes për mënyrën se si i trajtojnë duke qenë se këto shtresa janë të harruar nga shteti prej vitesh.
Drejtorja e trajnimit vazhdues në Dhomën e Avokatisë shprehet se nisur nga problemet që kanë shtresat në nevojë kërkojnë që çështjet e tyre të zgjidhen në mënyrë të menjëhershme.

Trajnimi i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë me avokatët e Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit do të vijojë për dy ditë me radhë për t’i sqaruar dhe ndërgjegjësuar gjithashtu avokatët e veriut se përse duhet të bëhen pjesë e listës për ndihmën ligjore falas. Në Shkodër nga mbi 120 avokatë vetëm 12 prej tyre janë pjesë e listës për ndihmën ligjore falas.

 

Artikulli paraprakNIS ZYTARISHT PUNA NË QENDRËN E ANKANDIT TË PESHKUT
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E DIABETIT, 10 MIJË TË PREKUR NË SHKODËR