Me nismën e Bashkisë Shkodër, Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me njërën prej operatorëve celular në Shqipëri kanë bërë të mundur shpërndarjen e 200 pakove me ushqime në 62 familje të varfëra në Njësinë Administrative Gur i Zi.

Bëhet fjalë për familjet më me shumë probleme ekonomuke në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative. Sipas administratorit Pjerin Marku, synimi është që këta familje të kalojnë një darkë të fundvitit si gjithë të tjerët, pasi një numër i konsiderueshëm familjesh, për shkak të problematikave të ndryshme në dokumentacione nuk trajtohen me ndihmë ekonomike.

 Vetë banorët e kësaj zone shprehen të lumtur për këto ndihma. Njëkohësisht ata falendërojnë kontribuesit. Familjet që kanë përfituar nga këto ndihma janë përzgjedhur fillimisht nga stafi i Njësisë Administrative Gur i Zi, për t’u dhënë mundësinë më të varfërve për të përfituar.

Artikulli paraprakNGADALËSIMI I IPHONE-VE TË VJETËR, PADITET APPLE
Artikulli tjetërRIKTHEHEN ARRESTIMET PËR VJEDHJEN E ENERGJISË