Drejtoria e Shërbimit Social Shkodër në bashkëpunim me Zyrën e Punës dhe Organizatës “Food Bank Albania” kanë marrë nismën për të ndihmuar me ushqime familjet në nevojë në raste emergjencash të bllokimit të rrugëve, e më gjerë.

Në këtë nismë kanë kontribuar të gjithë punonjësit e këtyre institucioneve. Sipas koordinatorit të “Food Bank Albania”, Alfred Zefi, kjo nismë është e vazhdueshme nga punonjësit pëqrgjatë gjithë vitit, megjithatë në këtë periudhë problematikat dhe ndihma ndaj familjeve më të varfëra janë në fokus të veçantë.

Në këtë nismë janë mbledhur një numër i konsiderueshëm ndihmash, të cilat do të përdoren në vazhdim për çdo emergjëncë të mundshme sidomos nëse lidhet me kushtet atmosferike. Kjo praktikë ndiqet prej kohësh dhe u vjen në nevojë grupeve dhe familjeve me vështirësi ekonomike.

Artikulli paraprakRRUGA E THETHIT HAPET BRËNDA 2 DITËSH
Artikulli tjetërOMP MBËSHTET AKSIONIN E AKU PËR PESHKUN