Në 251 famalijet e prekura nga përmbytjet në fshatin Kuç dhe fshatit Rrenc të njësisë administrative Gur i Zi u shpërndanë pako ushqimore dhe 5.5 ton bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Pjerin Marku administrator i njësisë Gur i Zi shprehet se kjo ndihmë për banorët e përmbytur vjen pas kërkesës së bërë nga bashkia Shkodër.

Administratori Marku kërkon që të nis sa më parë proçesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Gjithashtu u bë shpërndarja me pako ushqimore për 45 familjet e përmbytura në lagjen Ajasëm dhe për 70 familje në lagjen Bahçallek në Shkodër.

 

Artikulli paraprakHOHMANN: TË MOS CËNOHET DEMOKRACIA DHE LIRIA
Artikulli tjetërÇELET NË SHKODËR EKSPOZITA E FOTOGRAFIT MICHEL SETBOUN