Disa familje në nevojë në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës janë ndihmuar me disa pako ushqimore. Kjo u mundësua nga Myftinia Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e ndihmës ekonomike të bashkisë Vau Dejës. Ridvan Luzaka, drejtor i zyrës së ndihmës ekonomike në bashkinë Vau Dejës shprehu mirënjohje për pakot ushqimore të dhuruara për familjet në nevojë të Bushatit.
Këto ndihma ushqimore për familjet në Bushat erdhën edhe në kuadër të festë së shenjtë të Bajramit që do të jetë më 10 prill në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të festojnë këtë ditë të rëndësishme për besimtarët musliman.