Një zyrtar i njohur ministrisë së jashtme ruse është gjetur pa jetë nga plagët e armëve në apartamentin e tij në Moskë, vetëm disa orë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi dje pasdite.

Sipas njoftimeve të pakonfirmuara të medieve britanike dhe turke, trupi i zyrtarit, që besohet të jetë një nga shefat e departamenteve në ministrisë së jashtme ruse , është gjetur i vdekur sot herët në mëngjes. Dy plumba janë gjetur së bashku me një armë zjarri në lavamanin e kuzhinës, shkruan “Daily Epress”Kremlini nuk ka konfirmuar apo mohuar raportet. Ndërkohë spekulime ka pasur gjatë nëse incidenti i dyshuar mund të ketë qenë vrasje apo vetëvrasje. Lajmi tronditës vjen pasi Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, u vra në një galeri arti në kryeqytetin turk. Pamjet nga incidenti tregonin s një person i armatosur e qëlloi duke bërtitur “Allahu Ekber” “Ju rusët keni shkatërruar Alepon dhe Sirinë”.

Artikulli paraprakSULMI NË BERLIN, NISHANI NGUSHËLLON HOMOLOGUN GJERMAN: AKT ÇNJERËZOR
Artikulli tjetër“DHURONI JETË PËR FESTA”!