Ndihmoni shoferët me fallsifikime dhe në këtë mënyrë evitohej pagesa e taksave. Por kanë rënë në prangat e policisë së Korçës.
Dy kontrollorë fizikë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë janë arrestuar pasi akuzohet se merrnin pra për të favorizuar favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë.
“Ata ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave” thuhet në njoftimin e policisë Korçë.
Në njoftimin e policisë thuhet se,” Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë,
ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave”.
Arrestimi i tyre në flagrancë është kryer për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.