Për javë të tëra, vullnetarët dhe stafi në një EcoPark pranë Kharkiv kanë ndihmuar në evakuimin e kafshëve në objekt, me specie nga kangurët te tigrat, lemurët dhe luanët të ngarkuar në pjesën e pasme të furgonëve ndërkohë që sulmet ruse vijonin, raportoi CNN.
Ditën e djeshme, ndërkohë që po kryhej transportimi, parku ka qenë sërish shënjestër e sulmeve.
Duke mbajtur lotët, Oleksandr Feldman, pronari i parkut, tha më vonë në një postim në Facebook se një vullnetar 15-vjeçar ishte vrarë në sulm. Ai kishte ndihmuar prindërit e tij për të ushqyer dhe për të evakuuar kafshët.
Feldman tha se adoleshenti ishte anëtari i gjashtë i ekipit të EcoPark që ishte vrarë.