Pekini dhe Parisi riafirmuan angazhimin e tyre për të promovuar çarmatimin dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Të dy vendet mbështesin të gjitha përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të Kartës së OKB-së, thuhet në një deklaratë të përbashkët mes dy vendeve. Ata gjithashtu kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj centraleve bërthamore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti kinez, Xi Jinping, u takuan dje në Pekin.

Dje, Macron i bëri thirrje homologut të tij kinez që “ta kthejë Rusinë në vete dhe t’i kthejë të gjithë në tryezën e bisedimeve” për luftën në Ukrainë. Ndërsa von der Leyen tha se ajo pret që Kina të promovojë një paqe të drejtë që respekton sovranitetin e Ukrainës.

Artikulli paraprakRAMA URON PRESIDENTIN E SAPOZGJEDHUR TË MALIT TË ZI
Artikulli tjetërRAMA: EKIP I RI I PSIKOLOGËVE DHE PUNONJËSVE SOCIALË NË 50 QENDRAT SOCIO-SHËNDETËSORE