Truri është organi më i rëndësishëm në trup: Ai siguron funksionimin e të gjitha sistemeve dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore që truri të funksionojë në gjendje optimale me një dietë të shëndetshme. Disa ushqime kanë efekte negative në tru, duke ndikuar te kujtesa dhe humori dhe duke rritur rrezikun e demencës.

Pijet me sheqer
Konsumi i lartë i pijeve me sheqer mund të rrisë rrezikun e demencës. Shurupi i misrit me fruktozë të lartë (HFCS) mund të jetë veçanërisht i dëmshëm, duke shkaktuar inflamacion të trurit dhe duke dëmtuar kujtesën dhe të mësuarit

Karbohidratet e rafinuara
Një konsum i lartë i karbohidrateve të rafinuara mund të dëmtojë kujtesën dhe inteligjencën, si dhe të rrisë rrezikun e demencës. Këto përfshijnë sheqerna dhe drithëra shumë të përpunuara si mielli i bardhë.

Ushqime me yndyrna
Heqja e plotë e yndyrave trans dhe rritja e yndyrave të pangopura në dietën tuaj mund të jetë një strategji e mirë.

Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara kontribuojnë në yndyrën e tepërt rreth organeve. Dietat e stilit perëndimor mund të rrisin inflamacionin e trurit dhe të dëmtojnë kujtesën dhe trurin.

Alkooli
Konsumi i alkoolit pa e tepruar mund të ketë efekte pozitive shëndetësore, megjithatë konsumi i tepërt mund të dëmtojë kujdesën, të ndikojë te sjelljet dhe ndërprerjet e gjumit.

Peshk që përmban shumë mërkur
Mërkuri është një element neurotoksik që mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për fetuset në zhvillim dhe fëmijët e vegjël. Prandaj është mirë të kufizoni konsumin e peshqve që janë të pasur me mërkur.

Artikulli paraprakTËRMETI I FUQISHËM NË TURQI, NDËRPRITEN OPERACIONET E KËRKIM-SHPËTIMIT NGA GRUPET GJERMANE DHE AUSTRIAKE!
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, ZBULONI ZONAT ME VRANËSIRA PASDITEN E SOTME