Ndiqej nga policia, BMW X6-ta përfundon në avllinë e një shtëpie

Mund të ishte shndërruar në tragjedi për personat që udhëtonin në të, por fatmirësisht ky aksident rrugor ka përfunduar pa pasoja në njerëz. Pranë kompleksit Dinamo drejtuesi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar. Shoferi ishte në ndjekje për një sherr që kishte kryer para 6 muajsh. Në ndjekje nga policia mjeti është aksidentuar. Automjeti tip BMW X6 me dy persona brenda ka përfunduar në oborrin e një banese në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, pasi ka shembur avllinë e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Mësohet se automjeti po ikte policisë.Dy personat që udhëtonin në mjet kanë tentuar të tentuar të largohen me shpejtësi në momentin që kanë parë t’u afrohen disa forca “Shqiponja”. Pas aksidentit ata kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga punojësit e policisë së shtetit.

Artikulli paraprakPRANIMET NE UNIVERSITETE,RAMA:19.500 KUOTA TE LIRA PER RAUNDIN E DYTE
Artikulli tjetërPLAGOSEN ME ARME ZJARRI DY TE RINJ NE LUSHNJE.IDENTIFIKOHET AUTORI