Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar vijojnë punën për goditjen e informalitetit dhe paligjshmërisë Proçedohen Penalisht 5 subjekte tregtare të pa regjistruara në organet Tatimore.
5 Subjekte Tregtare në Shkodër ndiqen penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë kanë bërë të mundur proçedimin penal të shtetasve të cilët ushtronin aktivitet financiar të paligjshëm: •B. S. 67 vjeç, banues në Shkodër, •F. A. 48 vjeçe, banues në Shkodër, •D. Ç. 53 vjeç, banues në Shkodër, •Q. B. 50 vjeç, banues në Shkodër, •R. M. 71 vjeç, banues në Shkodër. Pasi gjatë mëngjesit të sotëm datë 04.03.2016 në lagjen “Manush Alimani”, qyteti Shkodër, gjatë kontrolleve të Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u konstatuan 5 subjekte tregtare (dyqane) të pa regjistruara në organet Tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.